‘Duhet ndërtim i marrëdhënieve të qëndrueshme, reciprocitet i ndërsjellë’, prokurori i antimafies italiane: SPAK një ‘fëmijë’, por i rritur mirë!

Mirillo Antimafja Italiane

Në takimin e përbashkët të zhvilluar mes drejtorisë Kombëtare e Antimafies italiane, (DNA) dhe SPAK, prokurori kombëtar i DNA Giovani Melillo tha se bashkëpunimi me gjyqësorin kërkon besim. Ai më tej theksoi se SPAK është një fëmijë, por i rritur mirë.

“Bashkëpunimi në gjyqësor kërkon besim. Bashkëpunimi me Shqipërinë është rritur. Unë besoj se ky bashkëpunim duhet thelluar, besoj se duhet të kalojë nga plani i një hetimi të thjeshtë në planin strategjik. Kemi nevojë për kolegët shqiptarë , për të interpretuar fenomenet e transforimit. Pra nuk është e nevojshme thjesht shumëfishimi i marrëdhënieve juridike. Nuk është i nevojshëm shumëfishimi i protokolleve, por ndërtimi i marrëdhënieve të qëndrueshme, një reciprocitet i ndërsjellë. Këto marrëdhënie kanë nevojë të ushqehen, gjithçka na bën që kjo mund të ndodhë, vërtet SPAK është një fëmijë, por është një fëmijë i rritur mirë dhe ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me autoritetet shqiptare”, tha ai.

Arena e Lajmit

‘Duhet ndërtim i marrëdhënieve të qëndrueshme, reciprocitet i ndërsjellë’, prokurori i antimafies italiane: SPAK një ‘fëmijë’, por i rritur mirë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook