“Mund të pranoja edhe komoditete personale”, Duma: PD duhet të ketë në krah të saj SHBA-në, pas 6 marsit dhashë dorëheqjen sepse…

Grida Duma 3

Teksa njoftoi lënien e mandatit të deputetes, Grida Duma tha se dha dorëheqjen pas 6 marsit 2022 për të vlerësuar solidaritetin që simpatizantët e PD-së treguan ndaj Sali Berishës.

Duke folur në konferencën e fundit për shtyp nga Kryesia e Kuvendit, ajo deklaroi se “Kam bërë sa mund që PD të kishte përkrah saj aleatin më të madh në gjenezën e vet, në historinë e vet, SHBA-në. Mendoj që duhet ta ketë aty përkrah. Ashtu siç kam ditur që pas 6 marsit 2022 të bëj gjithçka duke dhënë edhe dorëheqjen për të vlerësuar solidaritetin dhe njohjen njerëzore që demokratët treguan për të vlerësuar liderin e tyre historik në një mënyrë apo një tjetër duke ndjekur dinjitetin njerëzor më tepër se sa pazaret politike apo pragmatizmit politikë. Dita ta njoh dhe këtë realitet”.

Sipas saj “Mund të akomodohesha në komoditete personale, por një gjë është e sigurt që mendoj se duhet të bëjmë më shumë për fitore reale. PD sot dhe gjithmonë është jo vetëm opozita shqiptare, është përcaktuese e fateve të shqiptarëve këtu, por vendimet e PD-së përcaktojnë fatet e shqiptarëve kudo në ballkan. Shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Preshevë e Mitrovicë do pësojnë efektet zinxhir të vendimeve që PD merr sot. Kemi detyrën të bëjmë dhe të zgjedhim atë që i shërben më shumë vendit, forcave që përcaktojnë fatin e shqiptarëve dhe për këtë më takon të vendos atë që bëj unë dot më mirë dhe shërben më shumë në të ardhmen”.

 

“Mund të pranoja edhe komoditete personale”, Duma: PD duhet të ketë në krah të saj SHBA-në, pas 6 marsit dhashë dorëheqjen sepse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook