Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një takim me Frontin për Shpëtimin Kombëtar, u shpreh se Primaret janë një përpjekje jetike për të mbajtur gjallë votën e shpresën e Shqiptarëve.
Ai i bëri thirrje bashkëpunëtorëve dhe shoqërisë civile të garojnë në procesin e zgjedhjes së kandidatëve për kryebashkiakë në vend, ndryshe tha se do të kthemi në një vend që përdoret për gjah.
“Në përpjekjen tonë për të rikthyer votën në shoqërinë shqiptare jemi angazhuar në një proces, procesi i primareve. Primaret, kandidatët do zgjidhen nga anëtarë e simpatizantë të PD.
Ftoj të gjithë bashkëpunëtorët, shoqërinë civile të garojnë në këto primare të kontribuojnë në një proces jetik për Shqipërinë. Jashtë votës së lirë të ardhme nuk kemi, kemi vetëm largime nga Shqipëria e do kthehemi në një vend për gjah.
Primaret, përpjekje jo e lehtë, por jetike për të mbajtur gjallë votën e shpresën e Shqiptarëve”, tha ai.
Arena e Lajmit