Rama nga Kamza: Putin e do PD-në për të marrë çelësin e Shqipërisë dhe t’i vejë flakën. Raporti i CIA-s thotë që…

Edi Rama4

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi të zhvilluar me banorët e Kamzës, foli për finacimin rus në Partinë Demokratike dhe marrëdhënien me Putin dhe raportin e CIA-s.

“Kemi prova që çadra e famshme ishte e bazuar te një skenar i financuar nga paratë rusë. Tani për çfarë mund të financojë në vend si Rusia, partinë opozitare në Shqipëri? Për ta bërë më demokratike? Jo! Për të thyer aleancën me partnerët tanë strategjik. Pse PD-ja? Unë mendoj se nuk është e vetmja por do e diskutojmë herë tjetër. Në raportin e CIA-s doli që PD-po financohej nga Rusia. Tani s’mund të japë kush para pa njohje. Besoj që provat kanë qenë aty por nuk i kemi parë. Si ka mundësi që një parti e demokracisë të bashkohet me atë të Putin? Si ka mundësi që sot është e njëjta gjë, s’ka mundësi që shpallja e një personi non-grata të mos jetë e lidhur me rublat ruse. Ju kujtohet kur vetë non-grata tha “Më erdhi në zyrë Donald Lu me rublat ruse dhe i refuzova”. Unë nuk e besoj këtë. Për çfarë e do Putin këtë? E do për çelës që ti mbyllë derën Shqipërisë. Ti mbyllë derën dhe ti vejë flakën’, tha Rama.

Po ashtu, ai foli për luftën në Ukrainë dhe sinjalizimi që është bërë nga qeveria për çmimet e energjisë elektrike duke i mundësuar qytetarëve që të mos paguajnë më shumë seç paguanin para luftës.

“Kemi arritur të neutralizojmë armën e parë, faturën e energjisë. Çmimet për ju janë të njëjta sepse diferencën e paguan qeveria. Pra kjo armë e ndërtuar për të ardhur në shtëpitë tuaja të mos bëjë asnjë efekt. Vërtet po diskutojmë që po ikin në Angli, por Shqiptarët kanë ikur historikisht”, tha Rama.

Rama nga Kamza: Putin e do PD-në për të marrë çelësin e Shqipërisë dhe t’i vejë flakën. Raporti i CIA-s thotë që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook