EKSKLUZIVE/ Tirana e sakatuar. Taulant Seferi me COVID, probleme edhe për tre titullarë të tjerë të bardhebluve

Taulant Seferit nuk i ndahen problemet. Para disa ditëve ka qenë i sëmurë me një virozë. Ai ishte i pafuqishëm dhe për të qenë brenda drejtuesit e skuadrës i kanë bërë një tampon ku ka rezultuar negativ. Gjithsesi, situata ka vazhduar sërish pa përmirësim dhe mjekët e skuadrës kanë testuar sërish lojtarin që ka dalë pozitiv.

TAULANT SEFERI

Gjendja e lojtarit nuk është alarmante, por ka qenë me serume për shkak edhe të virozës. Nga ana tjetër, lojtari pritet të bashkohet me skuadrën në ditët në vijim, ndonëse gjendja e tij i ka prishur planet bardhebluve dhe trajnerit Orges Shehi që e do në skuadër.

Po kështu, Seferi është në qendër të vëmendjes së merkatos ku shumë skuadra kërkojnë shërbimet e sulmuesit bardheblu.

TË TJERËT – Siç ka mësuar gazeta, gjendja e ekipit nuk është e mirë. Kështu, Realf Zhivanaj nuk u stërvit dje, pasi ka qenë pa qejf. Nuk mbaron këtu. Dihet që Vesel Limaj ka një problem te rrëzët e kofshëve që nuk e lë të stërvitet rregullisht dhe pa u gjetur ai problem ai nuk del në fushën e lojës.

Veç të tjerave, në sfidën me Erzenin, Tirana ka pasur dy dëmtime. Aleksi ka dalë më herët nga loja, teksa ka pësuar një dëmtim. Lojtari kishte një hematomë poshtë ijës dhe mjekët e kanë kuruar që ai jetë gati për sfidën e radhës, miqësore me Bylisin. Po kështu, Filip Najdovski ka pësuar një dëmtim. Shto këtu edhe Nikqin, situata bëhet shumë e komplikuar.

Në këtë gjendje, Tirana është në alarm, pasi katër titullarë janë të bllokuar dhe vetëm në ditët në vazhdim mund të bëhen pjesë e stërvitjes. Nga ana tjetër, dëmtimet dhe mungesat e pengojnë shumë procesin stërvitor, sepse Shehi as nuk bën dot stërvitje normale dhe as taktikë.

Skuadra ka kohë që kërkon të plotësohet, sepse i ka ikur gjysma e formacionit kampion. Dihet që Tiranës i janë larguar tre lojtarë me peshë, Erjon Hoxhallari, Majkëll Ngo dhe Ardit Toli, si dhe të tjerë që nuk kishin hapësira.

Plus këtu edhe Enur Totre që iku pas Europës. Këtë verë janë afruar Huseini, Aleksi, Hasani, Iseni dhe Hila, ndërsa vetëm ish-lojtari i Teutës ka luajtur titullar.

OLSI AVDIAJ – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Tirana e sakatuar. Taulant Seferi me COVID, probleme edhe për tre titullarë të tjerë të bardhebluve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook