Plagosi për vdekje ‘amerikanin’ në Kalamata/ U arratis drejt Shqipërisë? Policia greke vijon ‘gjuetinë’ për kapjen e 38-vjeçarit shqiptar

Amerikani

Policia greke vijon ‘gjuetinë’ ndaj një 38-vjeçari shqiptar që akuzohet për vrasjen e një 47-vjeçari në Kalamata, i njohur ndryshe si ‘amerikani’.

Ngjarja ndodhi ditën e premte. Mediat greke raportojnë se shqiptari thuhet se fshihet në një mal në zonën e Kitries. Nga hetimet e deritanishme rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur mosmarrëveshje, ndërsa 38-vjeçari mendohet se është arratisur nga një lokal ku ka marrë prej aty ushqime dhe veshje.

Megjithatë, nuk dihet nëse ai ende fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në vendlindje.
Autorët e përfshirë në vrasjen e “Gus”, pasi kanë dalë nga automjeti tip Opel Corsa të errët, njëri prej tyre një 22-vjeçar shqiptar, por me pasaportë greke, e kishte qëlluar viktimën me grusht.

Për momentin nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vriste 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe dhe më pas vdekjen.
Ndërkohë, sot dalin para gjykatës 22-vjeçari i përfshirë në vrasje si dhe dy shtetasit grek të moshës 40 dhe 50 vjeç, të cilët përballen me akuzën e kundërvajtjes për dëshmi të rreme dhe nxitje të kriminelëve. Dy grekët akuzohen se kanë ndihmuar të arratiseshin dy autorët e përfshirë në ngjarje, por vetëm njëri prej tyre i shpëtoi arrestimit.

Arena e Lajmit

Plagosi për vdekje ‘amerikanin’ në Kalamata/ U arratis drejt Shqipërisë? Policia greke vijon ‘gjuetinë’ për kapjen e 38-vjeçarit shqiptar

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook