VIDEO/ Atlete në mes të rrugës, xhama të thyer dhe makina e shkatërruar, ja pamjet nga aksidenti i rëndë në Milot-Mamurras

Screenshot 3

Makina e dëmtuar rëndë në pjesën e prapme, një atlete e rënë në mes të rrugës, dyer të hapura dhe xhama të thyer.

Këto janë pamjet që vijnë nga aksidenti i rëndë në aksin Milot-Mamurras, ku humbi jetën një grua dhe u plagosën vajza e saj dhe dy fëmijët. Gazetari, Elidon Ndreka, raportojnë për “BalkanWeb”, se shkak i aksidentit është bërë përgjumja e shoferit, që tashmë është shoqëruar në komisariat.

Fëmijët e aksidentuar, raportohet se janë dërguar te Trauma dhe për fat të mirë, ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se makina ishte nisur drejt Rinasit në momentin që ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një objekt në anë të saj.

Detajet janë të pakta deri më tani, ndërsa pritet që Policia të zbardhë detajet e plota të saj.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Atlete në mes të rrugës, xhama të thyer dhe makina e shkatërruar, ja pamjet nga aksidenti i rëndë në Milot-Mamurras

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook