Me tone të ashpra dhe akuza, kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer ofendimet në drejtim të deputetëve të opozitës. Ai tha se opozita është paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë.
“Dakord ne, por ti çohesh këtu dhe hedh gjithë këtë baltë mbi një personalitet të ekonomisë globale, përfaqësues i një prej kompanive më të mëdha të botës që vjen në Shqipërisë si një rezultat i një marrëdhënieve strategjike. Falë të cilës në vendin tonë, bëhet një investim që nuk është bërë ndonjëherë që e transformon Durrësin në një nga pikat më rëndësishme dhe ndërkohë që këtu as u miratua gjë dhe diskutua. Ju jeni ca të mbaruar, ca njerëz që nuk keni as atdhe dhe që në pikë të sabahut , mirë ne por merrni nëpër gjë dhe akuzoni për pazare dhe afere nga një kompani më të mëdha ne botë. Jeni ca të pafytyrë pa fe, pa atdhe , pa din dhe iman. Këta jeni ju. Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit, sepse po të kishit ju fytyrë, fe e Atdhe nuk i bënit Shqipërisë atë që keni bërë.”, tha Rama.
Arena e Lajmit