Reshje të shtuara dëbore janë raportuar në Korçë.
Në rrugën Shtyllë-Panarit vijon ende puna për të bërë të mundur kalimin e lirë në këtë zonë, pasi kjo rrugë u bllokua duke lënë fshatin të izoluar . Në disa vende në këtë zonë trashësia e borës shkonte në dy metër. Ndërkohë gjatë sezonit të dimrit kjo rrugë është mjaft problematike, sakaq gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në Leskovik, por që tashmë janë rikthyer.
Arena e Lajmit