Një aksident është regjistruar në aksin Korçë-Voskopojë, në afërsi të fshatit Voskop.
Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, ndërsa raportohet se nga përplasja ka vetëm dëme materiale.
Sakaq policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Arena e Lajmit