Detaje nga operacioni i SPAK/ Mes të arrestuarve edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Akuza për vrasje, rrëmbime e shantazhe

Screenshot 6

Aksion policor në disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetit.

Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë mësyrë edhe në lagjen 5 Maji. Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb”, se aksioni është realizuar me urdhër të SPAK.
Mësohet se Struktura e Posaçme ka lëshuar në total 32 urdhër-arrestesh, 19 vetëm në Elbasan, ndërsa në lagjen 5 maji, janë vendosur në pranga 2 persona.

Gazetarja Lala raporton se mes të arrestuarve janë edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Urdhrat janë miratuar nga GJKKO, ndërsa personat e skeduar dyshohen për vrasje, rrëmbim personi dhe shantazhe. Mes të arrestuarve në Elbasan rezulton një oficer policie. Ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupet kriminale në qytet.

Arena e Lajmit

Detaje nga operacioni i SPAK/ Mes të arrestuarve edhe personazhe të njohur të botës së krimit. Akuza për vrasje, rrëmbime e shantazhe

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook