Takim mes miqsh, Tare shfaqet përkrah “Fenomenit” Ronaldo: Koha i zbeh kampionët, por jo ty

Ndeshja miqësore mes Lacios dhe Vajadolid ka shërbyer edhe për një takim mes dy miqsh, Igli Tares dhe Ronaldo “Fenomenit”. Në fillimin e këtij mijëvjeçari ishin shpesh kundërshtarë në fushën e lojës në Serinë A, por kanë ruajtur respektin e miqësinë me njëri-tjetrin.

ronaldo tare

Këtë e tregon më së miri edhe postimi i Tares, tashmë drejtor sportiv i Lacios, përkrah brazilianit i cili është presidenti i klubit të Vajadolid dhe po kërkon që të tregojë talent edhe në këtë sipërmarrje të re.

“Koha zbeh kampionët. Por kjo nuk ka ndodhur për ty. Një kënaqësi që të takova përsëri Ronaldo”, shkruante Tare në foton që postoi në rrjetet sociale përkrah “Fenomenit”, kujtim i një miqësie të veçantë.

View this post on Instagram

A post shared by Igli Tare (@igli_tare_official)

Arena e Lajmit


Takim mes miqsh, Tare shfaqet përkrah “Fenomenit” Ronaldo: Koha i zbeh kampionët, por jo ty

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook