“Shqipëria ka infalcionin më të ulët”, Berisha hedh poshtë deklaratën e Ramës: Gënjen ti apo Eurostat?

Whatsapp Image 2022 11 09 At 19.33.20

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar takim me banorët e degës 4, në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Berisha foli për shpopullimin, inflacionin, borxhet dhe periudhën e pandemisë. Ai akuzoi kryeministrin Rama ne lidhje me deklaratën të bërë nga ky i fundit se Shqipëria ka inflacionin më të ulët, ndërkohë që Eurostat tregon të tjera shifra sipas tij.

“Sot Rama ka realizuar të ketë më shumë pushtet se Ramiz Alia në vitin ‘91. Sot i shndërroi në popullin e gomoneve. Në 8 vite rrokullisje të mamdhe, praktika ligje shpopulluese, shqiptarët u larguan më shumë në përqindje se sirianët, afganët dhe ata që kalojnë në luftë civile. Këto janë rezultate të varfërimit të shpejtë. Ne s’kemi qenë popull i pasur, por në vitet e lirisë asnjë popull nuk bëri hovin tonë. 202 dollarë në vitin 2002, ishim pjesë e grupit të kombeve me të ardhura të mesme. Mësuesit, inxhinierë, policët në vitin 2013 e merrnin rrogën mesatare më të lartë në rajon. Sot e kanë 20-30% më të ulët se të Kosovës. Pse kjo? Në mënyrë absolute, fondet vidhen dhe vetëm vidhen.
Sot Rama deklaroi në parlament, ky është buxheti më i madh në histori, ndërkohë sot është më i madhi i vjedhur në histori. S’mund të jetë më i ndryshëm se ai i 8 viete të shkuara. Sepse ky zotëri mori borxh 5.2 miliardë eruo. Rriti taksat. Kujt iu rrit rroga, pensioni, kujt i përmirësua shërbimi? Çfarë ndryshimi pësoi Tirana në ujin e pijshëm, kujdesin shëndetsor? Tirana renditet në 10-shen e vendeve me shërbim shëndetësor më të keq. Nësë ka një plan për të bërë diçka më shuma, merr nje borxh. Ndërsa Rama u rriti taksat. E thotë “Nuk janë paratë tuja”. Po të kujt janë? Të Surrelit? Ku shkojnë? Ky thotë se unë udhëtoj me avionin 137 udhëtime më charter. Blen instalcionin 4 milionë euro dhe thotë ç’punë keni ju? Po këto s’janë në trashëgimi të Edmir Polekës, por janë mundi dhe djersa juaj. Janë taksa mbi të ardhurat tuaja. Rama dhe kjo qeveri ka shfrytëzuar fatkeqsisnë, për t’ua rënduar gjendjen. Pllakosi Covidi dhe pandemia, dhe nuk i shtronin në spital me urdhër të tij, por mjekoheshin vetë në shtëpi. Çfarë solli kjo? Solli vdekshmërinë më të lartë në popullin shqiptarë. Këtë fatkeqësi e shndërroi ne super fatkeqësi. Sepse në vend që të hapinin shtretër, mbante për 3 milionë banorë, 637 shtretër, ndërkohë Kosova kishte mbi 1000 shtretër për 2 milionë banorë.
Le të marrë lufën në Ukrainë. Thotë se po bën rezistencë. Çfarë rezistence? Faturat i paguani ju. E dëgjuar sot kur thoshtë “Kemi infalcionin më të ulët në rajon”, atëhërë gënjen ti apo Eurostat? Si mund ta kesh më të ulët, kur në Kosovë produktet janë 30% më të ulëta. Kur këtu nafta shitet me çmimin e Zyhriut, atje ku rrogat janë të paktën 8 herë më të larta”, tha Berisha.

“Shqipëria ka infalcionin më të ulët”, Berisha hedh poshtë deklaratën e Ramës: Gënjen ti apo Eurostat?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook