Modriç vrapon si një 20-vjeçar, sekreti i këtij Reali është…përgatitësi atletik

Realit iu deshën 210 minuta dhe 6 gola për të prerë biletën në finale dhe pa dyshim edhe shumë forcë fizike. Për të kaluar rivalë si PSG-ja, Çelsi dhe Mançester Siti, përveç një trajneri me përvojë si Ançeloti duhet edhe një përgatitës i mirë atletik.

4324

Dhe të shihje Luka Modriçin të luftonte nga mbrojtja në sulm dhe të përballonte fizikisht edhe një si Kevin de Bryjne është meritë edhe e Antonio Pintusit, të cilit mesfushori kroat i dedikoi suksesin me një përqafim në dhomat e zhveshjes.

Ish-përgatitësi atletik i Juventusit të Kapelos dhe Lipit, por edhe Interit të Kontes, sot është në “Bernabeu” dhe klubi i bëri një dedikim në llogarinë zyrtare në “Twitter” gjatë festës me Modriçin shoqëruar me diçiturën “Metoda Pintus”.

Njeriu që maksimizon forcën fizike të skuadrës ka pasur edhe përvoja me Monakon e Deshampit në 2004-ën, Juventusin në Serinë B në 2006-ën, por edhe Çelsin e Vialit dhe Uest Hemin e Zolës.

Por torinezi ka punuar edhe te Palermo, Udineze dhe Sandërlendi, eksperienca që e kanë ndihmuar të fitojë në total më shumë se 20 trofe në karrierë.

Arena e Lajmit


Modriç vrapon si një 20-vjeçar, sekreti i këtij Reali është…përgatitësi atletik

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook