Operacioni i SPAK/ Nuredin Dumani hap të gjitha letrat, 10 të arrestuar deri tani. Në kërkim Martinaj e Çela. Porosia 100 mijë euroshe për ekzekutim që mbeti pezull

Screenshot 6

Gazetarja Klodiana Lala, ka treguar për “BalkanWeb” detaje nga operacioni i SPAK.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Henrik Hoxhajt, ka vendosur autoritetet në lëvizje dhe kanë firmosur në total 32 urdhër-arreste dhe 15 urdhër-kontrolle. Dumani, sipas gazetares ka zbuluar të dhëna të sakta për bosë të bandave kriminale në disa qytete të Shqipërisë, më konkretisht, Tiranë, Fier, Lezhë dhe Elbasan.

Sipas gazetares janë arrestuar deri më tani 10 persona, 2 prej të cilëve në Tiranë. Ndërkohë, urdhër-arreste janë lëshuar për Ervis Martinajn, Suel Çelën (në kërkim), Kamber Mehajn, Talo Çelën dhe Sokol Sanxhaktarin.

Ky i fundit ndodhet prapa hekurave i akuzuar për vrasje, mirëpo pas dëshmisë së Dumanit janë zbuluar implikime të tjera të tij. Sakaq, Dumani sipas gazetares Lala ka treguar detaje mbi një porosi vrasje. Sipas tij, një bos krimi, i kishte ofruar 100 mijë euro për vrasjen e një personi, por që ekzekutimi nuk u krye për arsye ende të paditura.
Sa i takon Dumanit, ai u arrestua pak kohë më parë në Fier, fill pas atentatit të dështuar ndaj tij.

Ai u qëllua me breshëri plumbash pranë Elbasanit, por që arriti t’ia hidhte vetëm me një plagë në shpatull.

Arena e Lajmit

Operacioni i SPAK/ Nuredin Dumani hap të gjitha letrat, 10 të arrestuar deri tani. Në kërkim Martinaj e Çela. Porosia 100 mijë euroshe për ekzekutim që mbeti pezull

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook