Digjet një njësi shërbimi në qytetin e Memaliajt. Gazetarja Brikena Metaj raportoi për “BalkanWeb” se bëhet fjalë për një lokal të vogël në hyrje të Memaliajt i cili ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije zjarri nga skara e pjekjes.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe zjarrfikësit e Memaliajt dhe Tepelenës të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Memaliaj/ Informacion paraprak
Rreth orës 21:43, në qytetin e Memaliaj, ka marrë flakë bar-lokali në pronësi të shtetasit A. S., banues në Memaliaj. Bar-lokali në momentin e përfshirjes nga flakët ka qenë i mbyllur. Gjithashtu, për shkak të flakëve është djegur pjesërisht banesa e shtetasit G. M., e cila ndodhet në afërsi të bar-lokalit.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale. Nuk ka njerëz të dëmtuar.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet zjarrfikëse dhe grupi hetimor, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit