“Gjel Peqini”, Dashnor Sula-Ramës: Më mirë se të jesh pulë! Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori

Dash Sula

Ndërkohë që në Kuvend po diskutohej në lidhje me një debat ka ndodhur mes kryeministrit Rama dhe deputetit demokrat Dashnor Sula.

Rama iu drejtua Sulës “ mos bërtit si gjel Peqini”.

Sula nuk e ka lënë të kalojë një batutë e tillë, duke u përgjigjur se është më mirë të jesh gjel se pulë.

“Ndjehem i mallëngjyer e i lumtur, o zot jepi jetë qeverisë se ndryshe ne do kishim vdekur të gjithë. Kur kjo qeveri prishi edhe Milva Ekonomin…

Kryeministri tha gjeldet Peqini 8 herë. Faleminderit, më mirë gjel me shtyp apo pulë të shtypesh. Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori.

Pa atdhe, të paftyrë tha, por kush janë? Ne opozita që s’vjedhim apo ministrat tuaj që janë në burg? I pafytyrë është ai që i tha të gjithë këto. Ishte shumë nervoz se Apeli sa i ktheu Bllakon në burg

Rama tha jemi të pafe. Jo mo jo ne jemi me fe, myslimane, katolikë apo ortodoksë, kurse ai kur i do qejfi nxjerr flamurin sipas rastit dhe thotë jam musliman te prehri i Erdoganit, ai nuk ka fe, është njeri pa atdhe, njeri që nuk do vendin e vetë dhe përzë të rinjtë nuk e do atdheun.

Për rritjen e pensioneve.

50 mijë klekë për pensionistët nuk bën asnjë gjel deti meqë e ka merak kryeministri.

11 bukë e 7 feta keni rritur pensionet ju.

Ku jetoni? Ministrat që bëjnë shoping jashtë shtetit e në Bllok nuk dinë çbëhet. Ministrja e Financave gënjeu e tha minimumi jetik është vetëm për vendet si Afrika. jo mor jo se e ka Franca. Ne se kemi.

Zot fali se s’din çka ban kryeministri jonë”, tha Sula

Arena e Lajmit

“Gjel Peqini”, Dashnor Sula-Ramës: Më mirë se të jesh pulë! Kryeministrit tonë i pjell gjeli flori

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook