“Prokuroria e Tiranës u jep letrat bedelëve të PD-PL”, Kryemadhi për akuzat e Ramës: Nuk besoj që burri i deputetes së PS i ka dhënë Monikës dosjen

454545454

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku i është përgjigjur dhe kryeministrit Edi Rama i cili tha dje në parlament se Prokuroria e Tiranës ka funksionuar si sportel për të rritur pazarin dhe duke i çuar letrat që vetë institucionet i kanë çuar për ndjekje penale në dorën e PD-së dhe PL-së për të bërë zullumet.

Kryemadhi tha se dosjen e evazionit fiskal e ka pasur burri i një deputeteje të PS-së dhe se Rama ushtron presion ndaj organit të akuzës.

“Prokurori që ka qenë përgjegjës, burri i nëj deputeteje socialiste. Ka hetuar Thanas Canin etj. Nuk besoj që burri i deputetes i ka dhënë Monikës dosjen e evazionit fiskal. Presioni që ka ushtruar Rama ndaj prokurorisë për të mos vepruar për të hetuar për inceneratorin e Tiranës”, deklaroi Kryemadhi.

Duke denoncuar fakte të reja për inceneratorët, deputetja e PL-së i kërkoi kryeministrit të bëjë transparencë për mënyrën se si bëhet procesi i përpunimit të mbetjeve.

“Kryeministri thotë që është një investim prej 128 milionë eurosh për menaxhimin e mbetjeve. Unë jam shumë e gatshme që kryeministri të na bëjë transparencë për mënyrën sesi bëhet procesi i përpunimit të mbetjeve”, tha Kryemadhi.

Ajo tha më tej se nuk ka asnjë thirrje për inceneratorin e Tiranës. “Padia jonë kryesore për Tiranën. Argument mosthirrjes së Monika Kryemadhit është kjo tabelë këtu. Qytetarëve të Tiranës i grabitën 15 milionë dollarë. Nuk është e kollajshme të thërrasësh Erion Veliajn dhe Edi Ramën por më e pakta është të bllokojë pagesat për inceneratorin e Tiranës”.

“Nuk mendoj që është hetim kompleksi. Është një hetim shumë i thjeshtë i inceneratorit të Tiranës. Pika e lidhjes së përbashkët është Pivot 4. Argumentim politik, komenti si çështjeje komplekse. Çështja e inceneratorit të Tiranës ka vështirësinë e saj. Nuk është si rasti i Elbasanit dhe Fierit për shkak se pagesat kishin mbaruar.
Ndërsa për inceneratorin e Tiranës është një koncesion që paguhet për 30 vjet. Dhe nëse sekuestrohet nga prokuroria, qeveria e Tiranës nuk do të paguajë më 10 milionë euro por do të paguajë më pak”, tha ajo.

“Prokuroria e Tiranës u jep letrat bedelëve të PD-PL”, Kryemadhi për akuzat e Ramës: Nuk besoj që burri i deputetes së PS i ka dhënë Monikës dosjen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook