Sulmuesi kroat, Ante Aralica, ka munguar në stërvitjen e djeshme të Vllaznisë. “Panorama Sport” mëson nga burime në skuadrën kuqeblu se shtatlarti ka pësuar një dëmtim në kofshë dhe stafi mjekësor e ka parë të arsyeshme t’i japë leje lojtarit deri në një riaftësim të plotë.
Dje kroati nuk është stërvitur, ndërsa as në miqësoren e sotme nuk do të aktivizohet.
Aralica është konfirmuar edhe për një sezon te Vllaznia, teksa nga sulmuesi pritet shënimi i më shumë golave.
Arena e Lajmit