Çudira nga futbolli turk. Tetë futbollistë përjashtohen nga skuadra, pranuan bakllava nga kandidati për president të klubit

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në skuadrën turke që rezulton në ligën e tretë, Akhisarspor, ku kandidati që kërkoi të merrte presidencën e klubit, Mikail Kaplan, ka shkuar në seancën stërvitore të ekipit dhe i ka ofruar bakllava lojtarëve.

1200x627-turkish-cup-an-early-win-for-galatasaray-europe-ticket-for-akhisar-1557864722293

Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer presidentit aktual të klubit, Evren Ozbej, i cili mori menjëherë masa për tetë lojtarë.

Dyztash, Jeral, Açer, Ajdogdu, Çëlbeji, Tajfun, Ozbakan dhe Kesgin janë përjashtuar menjëherë nga skuadra, pasi pranuan ëmbëlsirat nga Kaplan.

Kjo gjë ka marrë menjëherë një vëmendje të madhe nga mediat vendase. Ozbej u ri-zgjodh për të dytën herë në krye të klubit turk dhe mesa duket, pranimi i dhuratave të bëra nga rivali i tij, nuk i ka pëlqyer aspak, duke marrë masa ekstreme për lojtarët.

Arena e Lajmit


Çudira nga futbolli turk. Tetë futbollistë përjashtohen nga skuadra, pranuan bakllava nga kandidati për president të klubit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook