Napoli “zgjohet” në merkato, klubi italian gjen akordin për të transferuar dy sulmuesit e Serisë A

Napoli ka arritur marrëveshjen për transferimin e Xhiakomo Raspadorit dhe Xhiovani Simeones. Siç bën me dije “Corriere dello Sport”, klubi italian ka arritur akordin me Sasuolon dhe Veronën dhe të dy sulmuesit priten të kryejnë shumë shpejt vizitat mjekësore.

simeone-raspadori

Me italianin ishte gjetur prej kohësh akordi, por duhej bindur dhe Sasuolo. Duket se të dyja palët kanë rënë dakord për këtë transferim dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh.

Për sa i përket sulmuesit argjentinas, Napoli nuk pati shumë probleme për të rënë dakord me Veronën dhe ai gjithashtu pritet të zyrtarizohet shumë shpejt.

Nga ana tjetër, Napoli është në bisedime të avancuara dhe me Kejlor Navasin, të cilin PSG-ja ka menduar ta lërë të lirë.

Arena e Lajmit


Napoli “zgjohet” në merkato, klubi italian gjen akordin për të transferuar dy sulmuesit e Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook