Tirana mund të rikthejë një tjetër ish-lojtar të saj. Bëhet fjalë për Reuben Akuanë. Lojtari prej kohësh është i lirë, pasi i ka mbaruar kontrata me Lokomotivën dhe mund të afrohet te bardheblutë.
Sezonin e fundit mesfushori luajti me Teutën, duke qenë në fushë 25 ndeshje dhe luajtur 1730 minuta.
Me Tiranën, Akuah ka luajtur në sezonin 2016-2017, në 30 ndeshje. Më pas ai u largua nga Shqipëria.
Në këtë moment që flasim, Tirana ka minus disa titullarë nga sezoni i fundit, duke filluar nga Toli, Totre, Hoxhallari e Ngo. Kuptohet që me këtë gjendje Tirana duhet të marrë lojtarë të tjerë.
Në fillim është sulmi që duhet të plotësohet dhe më pas repartet e tjera. Problemi më i madh i Shehit është mbulimi i sulmit nëse largohet edhe Taulant Seferi.
Arena e Lajmit