“Erdhi i dehur në Kuvend, të përjashtohet!”, reagon Paloka: Rama dhe zarbot e tij sajuan historinë. Të bëjmë testet!

Paloka

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me akuzat e ligjvënësve të PS se ai u paraqit i dehur në seancën plenare. Në një reagim në ‘Facebook’ Paloka tregon atë se çka ka ndodhur sipas tij sot në seancë.

Për të dhe kolegun Bujar Leskaj, u kërkua përjashtimi me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

REAGIMI I PALOKES

E vërteta e asaj qe ndodhi sot ne seance.

Me qe , siç e kanë zakon qe nga koha e baballarëve dhe metodave të dizinformimit të Sigurimit të Shtetit, Rama dhe zarbot  e tij, sajuan sot për mua dhe kolegun Leskaj, një histori me “të dehur” që lëshojne fyerje pa dogane në Parlament, po sqaroj qe :

-Po, pas një tjetër provokimi sot të Ramës ndaj deputeteve të opozitës, ndërkohë që seanca ishte ndërprerë, unë dhe deputeti Leskaj thjesht i kthyem atij përgjigjen që meritonte dhe ashtu si e meritonte.

Nuk jemi marrë me askënd tjetër përveçse me një palaço qe fatkeqësisht sot është kryeministër dhe mendon se mund të sillet me shqiptarët, përfshi deputetët e opozitës, sikur të jenë skllevër të tij.

Këtë përgjigje  do ta marrë edhe më të qartë nga gjithë ata shqiptarë që ju ka ardhur ne maje te hundës jo vetëm me të zezat e këtij kryeministri por dhe me arrogancën e poshtërimin që u bën çdo ditë.

Sa për atë justifikimin qesharak se ne paskemi qenë “të dehur” kur kemi fyer Ramën , mund të bëjmë teste të dyja palët. Po Ramës do i duhet të bëjë testin e drogës se e di kushdo që e njeh se nuk hyn në asnjë seancë të rëndësishme parlamentare pa i thithur ca viza kokaine…

Dje e ndoqën të gjithë se si ai fyeu deputetët e opozitës që ishin në sallë, praktikisht fyeu gjithë opozitën dhe jo për herë të parë. Asnjë reagim nuk pati ndaj tij. As edhe një vërejtje formale. Ndërkohë sot kërkohet përjashtimi i deputeteve të opozitës se paskemi fyer Ramën!!!

Ne do na përjashtojnë se “të dehur” paskemi fyer Ramën! Ramën a do ta përjashtojnë që vjen i droguar në çdo seance dhe fyen jo vetëm deputetet po gjithë shqiptarët?

Më 12 nëntor çdo shqiptar duhet t’i japë përgjigje këtij monstre!

Arena e Lajmit

“Erdhi i dehur në Kuvend, të përjashtohet!”, reagon Paloka: Rama dhe zarbot e tij sajuan historinë. Të bëjmë testet!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook