PS kërkon përjashtimin 10 ditë të dy deputetëve të PD: Ishin të pirë, përdorën fjalor banal. Reagon Leskaj: Po për Ramën që kishte pirë drogë, do marrin masë?

Paloka Leskaj

Partia Socialiste do t’i kërkojë Kuvendit të përjashtojë me 10 ditë nga punimet dy deputetët e PD-së, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Sipas socialistëve “për shkak të konsumit të pijeve alkoolike, dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdoren një fjalor banal gjatë procesit të votimit”.

I kontaktuar nga BalkanWeb, deputeti Leskaj tha se Kuvendi fillimisht duhet të marrë masë për kryeministrin.

“Po për Ramën që kishte pirë drogë do kërkojë masë disiplinore? Se dhe Rama kishte pirë drogë”, u shpreh Leskaj.

Kujtojmë se 7 deputetë të PS-së kanë firmosur kërkesën për përjashtimin e dy ligjvënësve nga Kuvendi, me pretendimin se kanë thyer rregulloren.
Arena e Lajmit

PS kërkon përjashtimin 10 ditë të dy deputetëve të PD: Ishin të pirë, përdorën fjalor banal. Reagon Leskaj: Po për Ramën që kishte pirë drogë, do marrin masë?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook