FOTO/ Mjalti pas martese, Robin Krasniqi i dedikon fjalët më të ëmbla partneres së tij

Robin dhe Marigona Krasniqi janë një ndër çiftet më të ri në showbizit shqiptar.

Pak kohë më parë dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Së fundmi, boksieri është shprehur krenar për bashkshorten e tij, duke i dedikuar fjalët më të ëmbla në ditën e saj të lindjes.

“Urime ditëlindja dashuria ime @officialmarigonakrasniqi!
I gëzofsh edhe 100 vite të tjera.

Falenderimi i takon Zotit që të kam!
Jam shumë krenar me ty e për ty.
Zoti të dhashtë një jetë të gjatë, shëndet, lumturi, e plot dashuri! Ti je dhurata më e madhe në jetën time, e uroj që gjithë jetën të dhuroj vetëm dashuri e buzqëshje!

Ti e meriton çdo të mirë të kësaj jete,”-shkruan boksieri krahas disa imazheve me momentet më të bukura të çiftit.

 

View this post on Instagram

A post shared by Robin Krasniqi (@robin_krasniqi)

Tre muaj më parë Marigona dhe Robin Krasniqi kurorëzuan dashurunë e tyre në martesë, në një ceremoni madhështore në Prishtinë ndërsa celebrimin e kishin bërë disa ditë më përpara.

Nga fotot e publikuara brenda dasmës së çiftit ranë në sy fustanet madhështore të Marigonës ku i pari ishte një fustan i madh i fryrë, ndërsa i dyti një fustan më ekstravagant ndërsa Robini tepër elegant me kostumin e zi të dhëndrit. Ndërkohë nga të ftuar përveç miqve dhe familjarëve, çifti kishin ftuar edhe shumë artistë të tjerë të famshëm si  Meda, Oriola Marashi, Shkurte Gashi, Arbër Bytyqi e shumë të tjerë.

robin krasniqi (2)

Arena e Lajmit


FOTO/ Mjalti pas martese, Robin Krasniqi i dedikon fjalët më të ëmbla partneres së tij

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook