Porti i Durrësit/ Tedi Blushi: Nxitimi i Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz, krim i paamnistueshëm! Ndrysho mallin dhe…

Tedi Blushi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama.

Në një reagim në “Facebook”, ai thotë se nxitimi i kryeministrit Rama për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Më tej shton se kryeministri është i kapur mat, duke shtuar se ndëshkimit nuk do t’i shpëtoj.

Statusi:

Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.

Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt.

Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.

Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal!

Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!

Porti i Durrësit/ Tedi Blushi: Nxitimi i Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz, krim i paamnistueshëm! Ndrysho mallin dhe…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook