Përgjithësisht Kadastrat në qytetet bregdetare të vendit kanë qenë pjesë integrale e kronikave për raste abuzimi pronash, sidomos në zonën e plazheve.
Rasti më i fundit vjen nga qyteti i Sarandës, ku sot, policia arrestoi punonjësin e Kadastrës së qytetit bregdetar, Laert Pashën, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK. Ai dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet iu dërguan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.
Ky është rasti më i fundit i ndodhur në Kadastrën e Sarandës, i një serie arrestimesh e procedimesh që kanë nisur 5 muaj më parë.
Në total janë vendosur nën hetim edhe 3 punonjës të IVMT të Bashkisë së Sarandës, 1 punonjës i Urbanistikës pranë Bashkisë, 1 punonjës dogane dhe 1 policie.
5 punonjësit e ASHK që janë lënë në burg, për korrupsionin e ushtruar në këto zyra të shërbimit shtetëror janë: Andri Dhima, Saimir Braho Erilton, Ymeri Vasil, Lango dhe Laert Pasha, që është dhe rasti më i fundit.
Të arrestuarit e tjerë, të shpallurit në kërkim dhe personat e proceduar:
– Romina Pulaj, ish punonjëse e IMVT ndodhet në burg për shpërdorim detyre.
– Martin Arapi dhe Nertion Jano nga IMVT si dhe Kozeta Statha nga ASHK ndodhen në kërkim.
– Në gjendje të lirë nga Urbanistika për shpërdorim detyre është P. ZH., pa masë sigurie.
– Me masë detyrim paraqitje nga dogana është D. D.
– Me masë pezullim nga detyra nga Policia është L. Z
Arena e Lajmit