Të gjithë duan Esat Malën, ish-mesfushori i Partizanit merr ofertën e radhës nga Superiorja

Esat Mala vazhdon të mbetet një nga emrat më të lakuar të merkatos së verës. Mesfushori i cili ka bërë emër në radhët e Partizanit në sezonet e fundit në futbollin shqiptar, tashmë është futbollist i lirë dhe mund të zgjedhë vetë të ardhmen e tij, pasi është shkëputur nga Giresunspor në Turqi.

ESAT MALA

Por Mala nuk ka bërë ende të ditur se ku do të vijojë karrierën, ndonëse ofertat nuk mungojnë. Pas Partizanit që e pret gjithmonë krahëhapur, si dhe Kukësit ku e kërkon me ngulm Skënder Gega, në garë për futbollistin 23-vjeçar ka hyrë edhe Vllaznia. Shkodranët kërkojnë përforcime të tjera në mesfushë para fillimit të sezonit të ri dhe kanë nisur kontaktet me futbollistin e lindur në Prizren.

“Panorama Sport” ka mësuar se mes palëve ka pasur diskutime dhe një ofertë konkrete që i është prezantuar nga shkodranët lojtarit, i cili nuk ka marrë ende një vendim rreth të ardhmes së tij. Megjithatë, pritet që Mala të zgjedhë shpejt ekipin e ri, pasi starti i sezonit po afron dhe ai synon që para startit të kampionatit të jetë sistemuar në skuadrën e re.

Arena e Lajmit


Të gjithë duan Esat Malën, ish-mesfushori i Partizanit merr ofertën e radhës nga Superiorja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook