Kreu i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj ka reaguar në lidhje me portin e Durrësit më anë të një postimi në Twitter ku foli për kryeministrin Rama teksa tha se “nuk do shumë mend për të kuptuar se sa më shumë shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng”.
Alibeaj sakaq, shtoi se buxheti i vitit 2023 “shkoi si gosti për miq e klientë nga një kryeminsitër gojëndryë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë”, ndërsa tha se “shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi”.
Postimi i plotë:
Nuk do shumë mund për të kuptuar se sa herë ai shthur gjuhën aq më shumë është i zhytur në aferat që e mbajnë peng. Kështu ndodh kur “fal” për sadaka portin e Durrësit, një copë të atdheut në fakt, nga hajduti në ballë e 40 oligarke vërdallë!
Kjo ndodh teksa #Buxheti2023 shkoi si gosti për miq e klientë, nga një kryeministër gojëndyrë që nervat dhe qetësia i kanë lënë shëndenë. Shqiptarëve iu la peshqesh, veç fyerjeve dhe talljes, varfërinë, korrupsionin, pabarazinë, padrejtësinë dhe ikjen masive nga vendi.
Kjo është e vërteta e hidhur me të cilën shqiptarët përballen çdo ditë. Një realitet që propaganda nuk e fsheh dot, arroganca nuk e lehtëson dhe vetëm ndryshimi i madh mund dhe duhet ta përmirësojë.