Rrahën 60-vjeçarin dhe fshehën ngjarjen, si ndodhi konflikti që çoi në vdekjen e Nuri Bashës në Dibër

Nuri Basha

Lavdrim Kaleci, Eduart Torba dhe Ahmet Torba janë arrestuar ditën e sotme pas finalizimit të operacionit të koduar “Deepened”.

Tri të arrestuarin plagosën rëndë 60-vjeçarin, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të vitit 2022, që më pas humbi jetën në spital.

Por Si ndodhi ngjarja:

60-vjeçari u plagos rëndë dhe humbi jetën në spital, por fillimisht u raportua se ishte rrëzuar nga mjeti aksidentalisht dhe ishte plagosur, plagë të cilat i sollën dhe vdekjen më vonë në spital.

Nga hetimet e thelluara policia zbuloi se 60-vjeçari Nuri Basha nuk u rrëzua aksidentalisht, por u plagos pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Policia zbuloi se me datën 26 qershor në lagjen “Kamen” pranë një lokali 50-vjeçari Osman Torba ka shtyrë shtetasin Nuri Basha, i cili është rrëzuar në tokë duke marrë dëmtime të rënda.

Megjithëse ai është dërguar në spitalin rajonal Dibër, me datë 28 qershor, Nuri Basha ka ndërruar jetë.

Rrahën 60-vjeçarin dhe fshehën ngjarjen, si ndodhi konflikti që çoi në vdekjen e Nuri Bashës në Dibër

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook