ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton trajnerin italian

Ndryshim radikal te Partizani. Brenda 24 orëve, të kuqtë kanë larguar nga drejtimi trajnerin Dritan Mehmeti dhe kanë emëruar menjëherë një pasardhës italian në stolin e tyre. Ashtu siç paralajmëroi “Panorama Sport”, trajneri i ri i të kuqve do të jetë italiani Xhovani Kolela, i cili në të kaluarën në Shqipëri ka drejtuar edhe ekipin e Apolonisë.

demi kolela marini

“FK Partizani zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me trajnerin Xhovani Kolela. 55-vjeçari italian, i cili do të drejtojë skuadrën përgjatë sezonit të ri është prezantuar sot nga presidenti Gazment Demi dhe drejtori sportiv Elton Marini. Kolela do t’i bashkohet menjëherë ekipit për të nisur zyrtarisht punën në seancën e sotme stërvitore të programuar në orën 19:00 në kompleksin sportiv Partizani”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjetet sociale.

Kështu, Kolela nis punën për të përgatitur Partizanin për sezonin e ri duke marrë drejtimin e të kuqve më pak se dy javë nga fillimi i tij, që padyshim do të krijojë jo pak probleme në skicimin e ekipit të paktën sa u përket javëve të para të kampionatit.

Arena e Lajmit


ZYRTARE/ Konfirmohet lajmi i “Panorama Sport”, Partizani prezanton trajnerin italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook