Isaiah Lee ka zbuluar arsyen pse sulmoi komedianin Dave Chappelle në mes të skenës së Hollywood Bowl, në fillim të këtij muaji.
Dave u sulmua nga 23-vjeçari gjatë set up komedisë së tij në festivalin e ‘Netflix Is a Joke’ më datë 3 maj, dhe incidenti u bë menjëherë viral në internet.
“Unë identifikohem si biseksual … dhe doja që ai të dinte se ajo çfarë tha se ishte nxitëse,” i tha Lee New York Post në një intervistë në lidhje me batutat e Chappelle duke përfshirë komentet e tij për komunitetin LGBTQIA+ .
#davechappelle attacked at #hollywoodbowl #netflixisajoke pic.twitter.com/oP04S0de90
— abazar 🦇🔊 (@abazar) May 4, 2022
“Doja që ai të dinte se herën tjetër, ai duhet të konsiderojë fillimisht drejtimin e materialit të tij nga njerëz që mund të ndikojë. Unë jam gjithashtu një baba beqar dhe djali im është 5 vjeç. Është një luftë dhe doja që Dave Chappelle ta dinte se nuk është shaka.”- u shpreh 23-vjeçari.
Lee, i cili jeton në Los Anxhelos, u arrestua për sulm të rëndë me një armë vdekjeprurëse, tha Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit. Zëdhënësja e LAPD, oficerja Lizeth Lomeli tha se i dyshuari mbante një pistoletë fallco me diçka të mprehtë brenda. Disa çaste pas goditjes, i ftuari i komedisë Chris Rock doli në skenë dhe e përqafoi Chappelle-n ku më tej ironizoi incidnetin në Oscars: “A ishte Will Smith?”
Rock iu referua shuplakës së Smith pasi bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett Smith në Oscars të këtij viti.