VIDEO/ Partizani i kthehet punës me trajnerin italian, zhvillon stërvitjen e parë pas largimit të Mehmetit

Partizani i është kthyer sot përgatitjeve për sezonin e ri me një risi të madhe. Në pankinën e të kuqve nuk është më Dritan Mehmeti, por italiani Xhovani Kolela.

partizani kolela

Trajneri shqiptar është shkarkuar gjatë ditës së martë nga drejtimi i të kuqve, të cilët kanë gjetur menjëherë akordin me Kolelën, duke e emëruar pas 24 orësh në pankinën e tyre. Sot, italiani ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar, ka firmosur kontratën dhe nuk ka humbur kohë për t’iu përveshur punës.

partizani kolela

Ai ka drejtuar seancën stërvitore të pasdites së të kuqve në kompleksin e Partizanit, duke parë gjendjen e lojtarëve të ekipit kryeqytetas pak ditë para fillimit të sezonit të ri. Tashmë Kolela do të nisë punën për të njohur sa më shpejt futbollistët dhe për të përgatitur një formacion i cili të jetë menjëherë konkurrues, që në javët e para të Superiores.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Partizani i kthehet punës me trajnerin italian, zhvillon stërvitjen e parë pas largimit të Mehmetit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook