Dejan Vukiçeviç e ka nisur me një fitore eksperiencën e tij të dytë në pankinën e Laçit. Trajneri malazez ka drejtuar sot për herë të parë në një ndeshje ekipin pas riemërimit në stolin kurbinasve, në suksesin 3-1 ndaj Luzit.
Dueli ndaj skuadrës së ngjitur për herë të parë në Kategorinë e Parë, sigurisht që ka folur më shumë për ekipin kurbinas, i cili ka gjetur shpejt rrjetën me anë të mesfushorit Spahiu, që në minuitën e 15 të duelit. Më pas ka qenë Roganoviç ai që ka dyfishuar shifrat, ndërsa miqtë thumbuan me anë të Ramazanit para fundit të pjesës së parë.
Në të dytën, diferenca prej dy golash u vendos nga Geci me shifrat 3-2 që nuk ndryshuan deri në fund të 90 minutave të kësaj sfide.
LAÇI-LUZI 3-1
GOLAT:Spahiu 15’, Roganoviç 30’, Geci 66’ / Ramazani 36’
Arena e Lajmit