Para disa vitesh pamë që Skënder Gega, i cili rikthente titullin te Partizani pas plot 26 vitesh, të shkarkohej pa nisur sezoni i ri, me arsyen, që ende mbetet enigmë.
Një vit më pas radha ishte e Emanuel Egbosë, që e mori Tiranën në një situatë kritike dhe bëri mrekullinë, duke e shpallur kampion.
Ndërkohë, një sezon më parë Duro bëri mrekulli me Laçin në Europë, por skuadra nuk iu besua për gjithë sezonin, duke mos e nisur Superioren. Edhe në këtë rast arsyet mbetën enigmë.
E njëjta gjë me Duron ndodhi edhe sivjet, i cili pasi kaloi një tur, u largua nga ekipi dhe befasisht u pasua ngaVukiçeviç, një trajner që vjet rezultoi dështim total.
Menduam se tashmë presidentët dhe klubet kishin mësuar nga e shkuara, por jo. Mehmeti drejton Partizanin për rreth gjashtë muaj dhe shkarkohet nga Partizani vetëm 11 ditë nga nisja e sezonit, pas një humbjeje ndaj Bylisit në miqësore.
Me largimin e fundit të Duros dhe këtë të Mehmetit dje, futbolli ynë bëri shumë hapa pas. Diçka duhet të ndodhë për ta përmirësuar këtë situatë.
PANORAMASPORT.AL