Kryemadhi për protestën e 12 nëntorit: Do të unifikojë opozitën! Shqiptarët nuk u tradhtuan nga Meta e Berisha, por…

Monika

Monika Kryemadhi ka folur për protestën 12 nëntorit e thirrur nga opozita. Ajo u shpreh se kjo ditë është një sensibilizim i madh për të unifikuar mendimet e kampit opozita

“Unë them se data e 12 nëntorit nuk do të bëjë revolucionin industrial që do të përmbysë sistemet, por mendoj se është një sensibilizim shumë i madh, i rëndësishëm jo vetëm për opinionin publik, por dhe për të unifikuar mendimet e përbashkëta që në një farë mënyre ka gjithë opozita”, tha ajo.

Në një intervistë për Euronews Albania, tha se shqiptarët nuk i ka tradhtuar Sali Berisha me Ilir Metën por, ajo dhe Lulzim Basha.

Na pëlqen apo nuk na pëlqen ne një nga gabimet tona ka qenë djegia e mandateve dhe mosçuarja deri në fund e aksionit opozitar. Mendoj që dita e shtunë është e rëndësishme sa i përket pjesëmarrjes. Protestat nuk kanë të bëjnë më me miliardat sepse nuk jemi në Kinë por për aq shqiptarë sa kanë ngelur në Shqipëri. Edi Rama gjithmonë frikacak ka qenë. Shqiptarët nuk i ka tradhtuar Ilir Meta me Sali Berishën, por Monika Kryemadhi me Lulzim Bashën”, u shpreh ajo.

Kryemadhi për protestën e 12 nëntorit: Do të unifikojë opozitën! Shqiptarët nuk u tradhtuan nga Meta e Berisha, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook