“Ky është vendi ynë e këtu do rrisim fëmijët”, Paloka thirrje për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit: Para se të të shembin shtëpinë…

Paloka (5)

Kryetari i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka, në prag të protestës u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen nesër në orën 16:00.

POSTIMI I PLOTË:

Dil neser e protesto ! Mjaft u ankove kafeneve! Mjaft “u revoltove” ne fb!
Protesto perpara se te mendosh te largohesh. Ky eshte vendi yne dhe ketu do rrisim femijet tane.
Nuk ka nevoje te protestosh per politikanet. Protesto per vete e per femijet e tu !
Protesto per vjedhjen, dhunimin e poshtrimin qe kjo qeveri te ben cdo dite! Protesto kunder padrejtesive e arrogances !
Protesto kunder nje qeverie e nje kryeministri qe jo vetem te vjedh per luksin e tij personal , po pasi te vjedh e te dhunon edhe tallet e kerkon te te poshtroje !
Protesto perpara se te te vijne tek dera per te te shembur shtepine apo biznesin; perpara se te biesh viktime e krimit apo e policise se krimit ; perpara se femijet e tu te mbetur pa shkolle e pa pune te marrin rruget e emigrimit …
Protesto ne se nuk do qe te trajtohesh si skllav nga qenie pa din e pa iman, pa fe e pa atdhe, bedele te pafytyre qe qendrojne ne krye te shtetit me voten qe ta kane vjedhur ose blere per nje cope buke e tani kerkojne te te marrin gjithshka te ka mbetur!
Protesto neser me 12 nentor , ora 16.00
Protesto…

“Ky është vendi ynë e këtu do rrisim fëmijët”, Paloka thirrje për t’iu bashkuar protestës së 12 nëntorit: Para se të të shembin shtëpinë…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook