Futbollisti 20-vjeçar, Mohamad Ihataren është huazuar nga Juvja tek Ajaksi, por problemet nuk i ndahen. Në grumbullimin me “Harkëtarët” ai nuk mori pjesë për shkak se kishte marrë disa kërcënime nga grupe kriminale.
Policia së bashku me klubin vendosën ta zhvendosnin në një lokacion të panjohur ku lojtari do të jetonte i fshehur. Prej disa ditësh ai ka nisur të stërvitet, por klubi nuk i ka caktuar një numër dhe mezi po pret të ndërpresë kontratën e huazimit që skadon më 31 dhjetor.
Një nga arsyet është edhe lajmi më i fundit për lidhje të Ihatarenit me mafien. Lajmin e ka bërë të ditur një gazetar i njohur (Jon van den Hojvel), i cili në të kaluarën ka punuar edhe në policinë kriminale.
Arena e Lajmit