Ditën e nesërme pritet të mbahet një nga protestat më të mëdha ndonjë herë në Shqipëri, sipas kreut të PD, Sali Berisha. Protesta e lajmëruar në orën 16:00, do të zhvillohet para kryeministrisë.
Gazetari Osman Stafa raporton për News24 dhe BalkanWeb se për protestën e nesërme mendohet se policia e shtetit është njoftuar për një protestë që do të zgjasë 2 orë, por kjo mbetet për t’u para, pasi parashikohet që të zgjasë më shumë, por, Partia Demokratike duket se ka zgjedhur që të mos japë shumë detaje lidhur me organizmin konkret.
Qytetarët janë thirrur në protestë për të ngritur zërin për situatën në vend dhe krizën ekonomike.