FOTO/ Ish-sulmuesi i Partizanit bën batuta në rrjetet sociale, emëron veten te skuadra juglindore

Ish-sulmuesi i Partizanit, Edmond Dosti, ka shfrytëzuar “merkaton verore” për të bërë batuta në rrjetet sociale. Ai ka shkruar se do të jetë pjesë e stafit të Pogradecit këtë sezon, skuadrës juglindore, do të militojë në Kategorinë e Dytë.

Dosti

Këtë shaka, Dosti e ka bërë publik vetë, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, pas ndeshjes miqësore që Pogradeci zhvilloi ndaj Besës së Kavajës, sfidë kjo që përfundoi me rezultatin 1-1.

Dosti Pogradeci

Ish-sulmuesi ndau një foto në praninë e shefit të klubit Kopi Gusho, drejtorit sportiv Nesti Binishi dhe trajnerit Samuel Nikaj duke shkruar: “Kënaqësi që prej ditës së sotme pjesë e stafit të FK Pogradecit. FK Pogradeci kampion”.

E gjithë kjo ishte një shaka nga ana e Dostit.

Arena e Lajmit


FOTO/ Ish-sulmuesi i Partizanit bën batuta në rrjetet sociale, emëron veten te skuadra juglindore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook