Nga rolet te të rinjtë, Milani me “pilot” automatik për titullin/ Manovra e asimiluar, “Djalli” niset me… avantazh

Skuadra fituese nuk ndryshohet, sidomos kur ka të qëndisur titullin në fanellë. Milani e nis më të vjetërit, që edhe aq të vjetër në certifikatë nuk janë. Me 25 vite e 355 ditë mbi shpinë, kuqezinjtë ishin skuadra me moshë më të re që fitonte kampionatin italian.

pioli milan

Përvoja me dallgët e kreut e ka pjekur grupin e Piolit që tashmë mund të thuhet se e njeh rrugën drejt titullit e do të përpiqet ta përshkojë rishtazi.

Liderët janë të njëjtit, teksa ka avantazhin se mund të bëjë një nisje të shpejtë, ndërkohë që rivalet duket se po montojnë ende copëzat e reja të blera gjatë merkatos. Teksa të tjerët ndryshojnë strukturë në përpjekje për t’i rrëmbyer kurorën, “Djalli” i ka shtuar cilësi vetes duke afruar De Ketelaren, Origin dhe Adlinë.

PËRMENDËSH – Besnikët e Piolit e njohin njëri-tjetrin, janë ingranazhet e shumta në një makinë të vetme. Ata e interpretojnë partiturën përmendësh. Mbrojtja rinis nga Menja, numri 16 kuqezi dhe numri një ndër portierët e kampionatit të kaluar.

Mbrojtja kërkon përforcime të gatshme për të konkurruar me titullarët, të cilët ndërkohë qëndrojnë të palëkundur në vijën e parë: Kalulu do të luajë ende krah Tomorit. Kalabrias dhe Theo Hernandezit do t’i besohen korsitë.

Në mes, në pritje të Tonalit, hapësirës për Benaser dhe Kruniçin. Nga ana tjetër, Kruniç është një tjetër dëshmi e organizimit të ekipit: kampionatin e kaluar e mbylli si fantazist, të riun do ta nisë duke u rikthyer në mesfushë. Ai i njeh të dyja rolet dhe nuk është i vetmi interpretues i aftë për të kryer detyra të shumta.

Treshja pas shpinës së pykës do të përbëhet nga Mesias në të djathtë (titullar në pjesën më të madhe të sezonit të kaluar, me përjashtim të disa ndeshjeve të fundit), padyshim Leao në të majtë. Portugezi ka objektiva të rinj: nëse për Piolin ai ka edhe më shumë gola në këmbë se ato të shënuara sezonin e kaluar (14, 11 prej të cilëve në ligë), Rafa mund të synojë 20.

milani

TOKË E PREMTUAR – Në qendër, hapësirë për Brahim Diaz, alternativë e dorës së dytë. Fantazisti “i vjetër” që fiton ndaj të rinjve: De Ketelare do të ketë nevojë për një periudhë ambientimi, kohë që për Adlin ka nisur tashmë nga fillimi i korrikut. Pas shpinës së pykës, në tokën e premtuar të De Ketelares, do të lëvizë spanjolli që tashmë është brenda skemave.

Ndërkohë, belgu duhet të përfshihet në një grup që tashmë po ecën me shpejtësi të plotë. Ai po nxiton, por do t’i duhet më shumë kohë për të arritur intensitetin fizik të shokëve të tij dhe për t’u rehatuar në mekanizmat e grupit.

Pioli do ta fusë gradualisht siç ka bërë me talentët e tjerë të rinj që ka rritur. Kundër Udinezes ai do të mund të gjejë hapësirë vetëm në ndeshje e sipër. Ndërkohë, trajneri do të rinisë më Brahimin, për të cilin është një nga sponsorët kryesorë.

Ishte pikërisht trajneri që kërkoi konfirmimin kur dukej i destinuar për një rikthim të hershëm në Real Madrid dhe është ende ai që insiston në cilësitë e tij. Pres shumë nga Diaz dhe jam shumë i kënaqur, por dua më shumë saktësi në pasimin e fundit dhe më shumë gola”. Detyra që për nga zanati i takojnë mbi të gjitha Zhirusë që gjithashtu nuk duhet të mungojë në debutimin sezonal.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI  – Arena e Lajmit


Nga rolet te të rinjtë, Milani me “pilot” automatik për titullin/ Manovra e asimiluar, “Djalli” niset me… avantazh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook