Po shkëlqen në Itali, drejtori i përgjithshëm i klubit i thur elozhe talentit shqiptar që kërkoi Partizani: Është i pashitshëm!

Drejtori i Përgjithshëm i Entelës, Mateo Mateaci, ka bërë një pasqyrë të situatës në merkato teksa në një prononcim të dhënë së fundmi në faqen zyrtare të klubit, e ka konsideruar të pashitshëm sulmuesin shqiptar Silvio Merkaj, që zhvilloi një sezon të shkëlqyer te Entela.

d425c838c5e82f9dd2e9c4b8d82eb28e-80219-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

“Do të doja të filloja me thashethemet për sulmuesin tonë Merkaj. Sa i përket Silvios, situata është shumë e qartë: ai është një lojtar i pashitshëm.

850x636_31658659435

Qarkullojnë thashetheme, ndoshta të hedhura nga menaxherët, të cilat kishin të bënin edhe me interesim të Peruxhias, por presidenti Goci dhe Santopadre janë shumë miq dhe ditët e fundit presidenti ynë i përsëriti numrin një të klubit të Peruxhias, se Merkaj nuk do të largohet dhe është i pashitshëm”, u shpreh ai.

Vlen të theksohet se gjatë kësaj merkato, pati edhe një interesim të Partizanit, për transferimin e Merkajt në futbollin shqiptar, por kjo pistë dështoi.

Arena e Lajmit


Po shkëlqen në Itali, drejtori i përgjithshëm i klubit i thur elozhe talentit shqiptar që kërkoi Partizani: Është i pashitshëm!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook