“Do merrni përgjigje për përjashtimin e Palokës dhe Leskajt”, Berisha për incidentet dhe gjuhën në seancë: Kuvendi, dyqani i Linditës që është bërë viktimë e Ramës

Berisha7

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar përjashtimin nga Kuvendi për deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj, pasi u pretendua nga maxhoranca se u paraqitën në seancë të dehur.

Ai tha për gazetarët se opozita do të përgjigjet ndaj qeverisë për këto përjashtime, ndërsa akuzon Ramën për fjalor ordiner. Ai tha se kryepalamentarja Lindita Nikolla është viktimë e Ramës.

“Unë prej kohësh kam folur për dyqanin e Lindës. Parlamenti trajtohet si dyqani i Lindës. Kryetarja e Parlamentit është një zonjë dhe në shumë raste më takon të vetëpërmbahen për qëndrimet publike ndaj një zonje s’mund të kalojë disa standarde. Por në mënyrë të i kam thënë se; do e çosh parlamentin drejt zhvillimeve të rënda. Ajo është viktimë e Ramës. Ndaj as kemi marrë dhe as kemi ndërmend të ndërmarrin nisma kundër saj. Është në tagrin e saj që të mbrojë veten.

Përjashtimi i dy deputetëve është akt jashtëzakonisht i rëndë. Opozita do i përgjigjet. Nuk kam dyshim. Nga një anë ke një njeri me një fjalor stërordiner, s’po përdor epitete të tjera për të prishur gojën time. Sa herë vjen në Kuvend dhe që thotë fjalë që mua që jam aty, më vjen turp për ato zonja, se në fund janë nëna, bashkëshorte, janë vajza, kanë prindër, burra, kanë fëmijë, por ulin kokën dhe s’thonë një fjalë. Prisni. Ne do i përgjigjemi, se ne nuk mposhtemi. Ne nuk bojkotojmë parlamentin, pasi e konsiderojmë detyrë. S’ka gjë më të vështirë kur shkon në atë Kuvend dhe një qeveritar vjen aty dhe përdor fjalor prej rrugaçi ordiener para gjithë shqiptarëve.”, tha Berisha.

“Do merrni përgjigje për përjashtimin e Palokës dhe Leskajt”, Berisha për incidentet dhe gjuhën në seancë: Kuvendi, dyqani i Linditës që është bërë viktimë e Ramës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook