Ish-ministri në burg për inceneratorët/ “Ka pasur zero lekë për djegësit”, Berisha: S’kam asnjë sentiment për Lefter Kokën, por…

Sali Berisha7

Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se qeveria kërkon që të mbyllë aferën e inceneratorëve me burgosjen e ish-ministrit Lefter Koka.

Ai tha se nuk ka asnjë sentiment për Kokën, por ky i fundit nuk kishte asnjë lekë në arkën e Ministrisë së Mjedisit për të ndërtuar djegësit.

“Edi Rama grisi mendimin e Agjencisë kombëtare të prokurimeve publike e cila i thotë; se kjo formë prokurimi me negociata të mbyllura nuk ekziston. Skapi i partisë e delegjitimon në procedurë kriminale. Rama, skapi i Partisë injoroi faktin se janë kryer 17 procedura nga Agaçi i Ramës në 24 orë. Janë mbledhur 17 firma. Skapi i partisë kërkon të mbyllë aferën me Lefter Kokën. S’kam asnjë sentiment për Lefter Kokën, por duhet të jem i vërtetë. Koka në buxhetin e Mjedisit ka pasur zero buxhet, zero lekë. Lefter Koka nuk mund të ndërtonte kurrë asnjë djegës në Elbasan, Fier, apo Tiranë. Që të gjitha lekët janë nxjerrë nga fondi i Emergjencave të Këshillit të Ministrave me dy firma, të Ramës dhe Ahemtajt.”, tha Berisha gjatë një konferencë për shtyp.

Mes të tjerash Berisha shtoi se; “Kjo është një organizatë kriminale e pashoqe në botë. A mundet që një institucion drejtësie të pranojë një nen të tillë. Nuk mundet kurrë, kjo është normalja e Edi Ramës prandaj na ndodh kjo. A e dini ju që SKPA-i i partisë bën një akuzë për dy sekserët e Ramës Zoton dhe Kokën, për Gugalljan që ka firmat s’ka asnjë akuzë. Nuk ka asnjë akuzë. Ky SKAP-i i partisë. Është e faktuar se djegësi i Elbasanit kushtoi 2.5 herë mbi koston. Atë çmim mbi koston e vodhi Edi Rama me ministrat e tij. I Elbasanit u ndërtua me çelësa në dorë, po ta ndërtonte bashkia e Elbasanit, taksapaguesit fitonin 12.5 mln.”.
Arena e Lajmit

Ish-ministri në burg për inceneratorët/ “Ka pasur zero lekë për djegësit”, Berisha: S’kam asnjë sentiment për Lefter Kokën, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook