Shqiptarët tentojnë të kalojnë 9 tonë vaj ulliri në Itali me autobus, policia “u prish planet”, ja ku e kishin fshehur

Finanzabrindisi 696x392

Policia italiane ka sekuestruar një sasi prej 9 tonësh vaj ulliri gjatë janarit, pas kontrollit të autobusëve me udhëtarë që ishin nisur nga Shqipëria.

Mediat vendase shkruajnë se vaji ishte futur mes bagazheve të pasagjerëve dhe se produkti ishte paketuar në 110 bidona plastikë të pasterilizuara.

Vetëm sot, në Portin e Brindizit dhe kanë sekuestruar 3 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, ndërsa 6 tonë të tjerë janë sekuestruar më herët këtë muaj.

Zyrtarët e Agjencisë së Akcizave, Doganave në bashkëpunim me Financierët e Brindisit, kanë konstatuar se produktet nuk janë shoqëruar me certifikatë shëndetësore, dokument tregtar apo doganor.

Kjo ngjarje është konsideruar si një tentativë për kontrabandë të produkteve duke shmangur taksat.

Në deklaratën e autoriteteve italiane thuhet se: Në muajin e fundit, Agjencia e Akcizave, Doganave dhe Monopoleve dhe Guardia di Finanza kanë sekuestruar 9 tonë vaj ulliri nga Shqipëria, duke siguruar kështu rikuperimin e mbi 13 mijë eurove të taksave.

Arena e Lajmit

Shqiptarët tentojnë të kalojnë 9 tonë vaj ulliri në Itali me autobus, policia “u prish planet”, ja ku e kishin fshehur

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook