Dhunuan dhe lidhën nënë e bir dhe më pas i grabitën, pranga të riut shqiptar në Greqi, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Policia Greke 1 600x345

Një 60-vjeçar dhe nëna e tij e moshuar kanë përjetuar momente tmerri në një fshat të komunës Aktiou-Vonitsa ë Greqi, pasi ranë pre e grabitjes.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Mediat greke raportojnë se tre grabitës hynë në shtëpinë e 60-vjeçarit nga një dritare, ndërsa më pas i dhunuan dhe lidhën gojën, ndërsa i vodhën një shumë parash. Mësohet se grabitësit kanë vjedhur një shumë prej 800 euro dhe një çek me vlerë 3500 euro dhe një celular.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur menjëherë kërkimet, të cilat kanë çuar në arrestimin e një prej autorëve, siç raporton agrinionews.

Bëhet fjalë për 32-vjeçarin shqiptar ndaj të cilit është ngritur akuza për vjedhje dhe plagosje të rrezikshme trupore. Në kërkim janë dy bashkëpunëtorët e tij.

Arena e Lajmit

Dhunuan dhe lidhën nënë e bir dhe më pas i grabitën, pranga të riut shqiptar në Greqi, në kërkim dy bashkëpunëtorët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook