Një ngjarje e frikshme ka ndodhur për ish-kampionin e MMA-së, Conor McGregor, i cili është përplasur nga një makinë teksa i jepte biçikletës.
Gjithsesi gjendja e tij shëndetësore duket e mirë dhe pa probleme, teksa u shpreh se aftësitë e tij në dyluftime kanë bërë të mundur që ai të shpëtonte jetën.
Autori i këtij aksidenti e ndihmoi menjëherë McGregorin, duke e marrë me vete në makinë së bashku me biçikletën e tij dhe duke e dërguar menjëherë në spital dhe pse dukej se për irlandezin nuk kishte asgjë serioze.
View this post on Instagram