Veliaj: Rindërtimi i “Sami Frashërit”, emocioni më i madh që kam përjetuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës

Whatsapp Image 2022 11 12 At 12.38.22

Në 60-vjetorin e një prej shkollave ikonë të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”, kryebashkiaku Erion Veliaj risolli disa prej kujtimeve të tij, kur ishte nxënës në këto banka, kur tha se rindërtimi i kësaj shkolle, një prej më moderneve në Shqiperi, ka qenë një emocion i veçantë per të si kryetar i Bashkisë.

“Kisha kohë pa përjetuar kaq shumë emocione, përqafime, kujtime, një retrospektivë e gjithë jetës, të atyre viteve të vështira ‘94 – ‘98, të atyre ndryshimeve të mëdha, të një Tirane që ziente, por unë sot jam shumë mirënjohës dhe krenar që të them jam ‘Samist’ dhe mezi e kam pritur këtë ditë, që t’ju shoh të gjithëve bashkë, nga gjithë brezat e nxënësve, mësuesve,” u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se emocioni i ndërtimit të kësaj shkolle ka qenë më i madhi ndër veprat publike ku ka ndërhyrë Bashkia e Tiranës.

“Emocion më të fortë, më të bukur dhe më të madh se rindërtimi i ‘Sami Frashërit’ s’e kisha përjetuar kurrë. Faleminderit që ma dhatë këtë privilegj për shkollën tonë, e shpresoj që jo vetëm kjo ditëlindje e 60-të, por edhe e 160-ta e më tej, të jenë kujtime të bukura të një shkolle që, ndoshta ka lënë më shumë gjurmë në të gjithë historinë e Shqipërisë se çdo shkollë tjetër në Republikë”, tha ai.

Veliaj shprehu mirënjohjen për të gjithë brezat e mësuesve të shkolles, një pjesë e të cilëve sot nuk jetojnë më, ndërsa u shpreh se prej saj kanë dalë edhe plot emra personalitetesh që e kanë bërë krenar Shqipërinë sot edhe nëpër botë.

60 vjet “Sami Frashëri”, nisin festimet për jubileun e gjimnazit ikonë të Tiranës

Sot shënohen 60 vjet nga hapja e një prej shkollave ikonike të Tiranës, gjimnazit “Sami Frashëri”. Në këtë jubile të veçantë që përkon edhe me ringritjen nga e para të kësaj shkolle, ashtu sikurse janë rindërtuar edhe 40 shkolla të tjera në dy vite pas tërmetit në Tiranë, janë programuar një sërë aktivitetesh.

Në festimet për këtë përvjetor të rëndësishëm të shkollës që ka përgatitur dhjetëra breza përgjatë dekadave të ekzistencës së saj janë bërë bashkë nxënësit të cilët studiojnë aktualisht në këtë gjimnaz me ALUMNI, mësues, ish-mësues, ish-drejtues ndër vite si dhe personalitete të fushave të ndryshme.

Gjatë kremtimeve për këtë jubile emra të njohur mes të cilëve edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ajo e Bujqësisë, Frida Krifca, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ajo e Financave, Delina Ibrahimaj kanë nënshkruar emrin e tyre në shkollën që i ka përgatitur.

Aktivitet do të vijojnë përgjatë gjithë ditës së sotme ku nuk do mungojnë edhe disa panele, të cilat do tu japin mundësi nxënësve të shfaqin talentet e tyre në fusha të ndryshme dhe brezave të ndryshëm të shkëmbejnë eksperienca.

Veliaj: Rindërtimi i “Sami Frashërit”, emocioni më i madh që kam përjetuar si kryetar i Bashkisë së Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook