Interi sot pasdite do të luajë ndeshjen ndaj Empolit të shqiptarëve në stadiumin “Giuseppe Meazza”, në orën 18:45, ku zikaltërit duan t’i bëjnë presion Milanit se ende janë në garë për titullin kampion.
Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, sot stadiumi do të jetë i ezauruar me më shumë se 70.000 tifozë zikaltër në mbështetje të skuadrës së Simone Inzagit.
Deri tani prezenca e tifozëve në sfidat e luajtura në stadiumin “Giuseppe Meazza” është 987.000 me ditën e sotme që do të arrihet shifra e mbi 1 milionë spektatorëve në stadium.
Një shifër rekord, askush si Interi në Itali këtë sezon, ku klubi zikaltër mbush edhe “xhepat”, duke grumbulluar mbi 40 milionë euro deri tani nga arkëtimet e biletave, duke lënë pas krizën e pandemisë globale post-COVID-19.
– Arena e Lajmit