Miqësorja mes Vllaznisë dhe Dinamos, e zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit mblodhi dje rreth 1 mijë spektatorë. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes.
* Sapo fillon nxehmja e dinamovitëve dëgjohet Dede i ulur nga pankina ku thotë: “Hej, heej, përqendrim!”
* Trajneri Dede duket në stadium rreth orës 17:15 atëherë kur luhej Pogradeci-Dinamo dhe shkon e ulet te pankina e pogradecarëve.
* Ka përqafime të shumta kur mbërrin Dinamo dhe Vllaznia në momentin e përfundimit të miqësores Pogradeci-Dinamo. Fillimisht mes Mirel Josës dhe Gugash Maganit, e më pas mes administratorit të klubit të Pogradecit, Nesti Binishi dhe dy trajnerëve, Dede dhe Josa.
* Po ashtu edhe midis lojtarëve që kanë luajtur së bashku në skuadra të ndryshme që tani veshin fanellën e Dinamos dhe Vllaznisë.
* Elozhe nga Dede për Danajn, kur me ton të lartë i thotë: “Super Redon, super”. * Josa tepër i qetë në 20 minutat e para ku ndjek ndeshjen me qetësi të madhe dhe ndonjëherë jep ndonjë këshillë.
* Dede në krahun tjetër njëherë ulet e njëherë ngrihet nga stoli duke ngritur tonet dhe duke u kërkuar llogari të tijve.
* Në një moment kur topi vjen nga pankina kameramani i “News 24”, Renato Shkurti, dhuron spektakël në kapjen e topit. Gazeta mësoi se kameramani kishte qenë edhe portier i moshave të Apolonisë dhe Skënderbeut në vitet 1995-2000.
* Në Pogradec fillon të fryjë erë të cilën e sjell vala e liqenit çka e bëri dhe solli me shumë lirshmëri në frymëmarrje për lojtarët.
* Në një moment Boshnjaku nervozohet nga një faull i shkaktuar ndaj tij, por Josa i drejtohet me fjalët: “S’ka gjë o Lorik, futboll është”.
* Të bërtiturat e Dedes ishin në tonin maksimal dje, ku me sa dukej e kishte me qejf të fitonte kundër shkodranëve, kjo dhe si shkak i lojës së mirë të të tijve.
* Trajneri i Dinamos, në dy momente i drejtohet lojtarit të ri, Perloshi: “O Perlosh më lujte mendsh, nuk je sulmues!”
Arena e Lajmit